Faqe interneti apo vetëm Instagram dhe Facebook?
Shumë biznese në Tiranë kanë nisur në Instagram dhe Facebook, dhe për një kohë u mjafton. Pyetja nëse ju duhet një faqe interneti apo vetëm Instagram vjen zakonisht kur klientët fillojnë t'ju kërkojnë në Google.
Publikuar më
Kur mjaftojnë Instagram dhe Facebook
Nëse klientët ju njohin tashmë, ju ndjekin dhe ju shkruajnë direkt, rrjetet sociale bëjnë punë të mirë. Për një biznes që sapo ka nisur, me pak produkte dhe me klientë që vijnë nga njohjet, një profil i mbajtur mirë mund të mjaftojë.
Instagram është i fortë për foto, për punën e re dhe për kontaktin me ata që ju ndjekin. Këtë nuk e zëvendëson asnjë website.
Ku ju humbasin klientë rrjetet sociale
Rrjetet sociale punojnë mirë me ata që ju njohin tashmë. Me klientët e rinj, problemet dalin në katër vende.
- Google. Kur dikush kërkon "dentist Tiranë" ose "lule në Durrës", Google tregon kryesisht faqe interneti dhe hartën, rrallë një postim.
- Pyetjet që përsëriten. Çmimi, orari dhe adresa humbasin mes postimeve, dhe çdo pyetje kërkon një mesazh. Disa klientë nuk shkruajnë fare dhe kalojnë te tjetri.
- Besimi. Për një kompani ose për një klient nga jashtë, një biznes me faqen e vet, me adresë dhe kontakte të qarta, duket më serioz.
- Pronësia. Llogaria në Instagram varet nga rregullat e Meta-s. Nëse bllokohet, humbisni kontaktin me klientët. Domain-i dhe website-i janë në emrin tuaj.
Çfarë bën një faqe interneti që Instagram nuk e bën
Një faqe interneti i përgjigjet njeriut që ju sheh për herë të parë. Ai ju gjen në Google dhe sheh menjëherë çfarë bëni, ku jeni dhe si t'ju kontaktojë, pa pritur përgjigje në mesazhe.
- Çdo shërbim ka faqen e vet, që del në Google për fjalët që kërkojnë klientët.
- Çmimet, orari dhe harta janë gjithmonë në të njëjtin vend.
- Butoni i WhatsApp-it ose i telefonit e çon klientin te ju me një prekje.
- Me Google Search Console shihni çfarë kërkojnë njerëzit para se t'ju gjejnë.
Çfarë duhet të ketë faqja, e kemi shkruar në një listë më vete.
Faqja dhe Instagram punojnë bashkë
Nuk keni pse të zgjidhni njërin. Instagram mbetet vendi për punën e re dhe për ndjekësit. Faqja është vendi ku vjen kushdo që ju kërkon: nga Google, nga linku në bio ose nga një kartvizitë.
Një shembull: Frameholic shet dhurata të personalizuara. Faqja është katalog me foto dhe mundësitë e personalizimit, ndërsa porosia mbyllet në WhatsApp ose Instagram. Rrjetet sociale mbetën, por mesazhi i klientit vjen tani me produktin e zgjedhur.
Si të vendosni: tri pyetje
- A ju kërkojnë klientët në Google, apo vijnë vetëm nga njohjet?
- A përgjigjeni çdo ditë për çmimin, orarin ose adresën?
- A punoni me kompani ose me klientë që nuk ju njohin?
Nëse përgjigjja është jo për të tria, një profil i mbajtur mirë mund të mjaftojë edhe për një kohë. Nëse është po për të paktën njërën, ia vlen të flisni për një faqe interneti, ose për një dyqan online nëse shisni produkte.
Udhëzues të tjerë
- Si të dalë biznesi juaj në GoogleProfili i biznesit, një faqe që Google e kupton, Search Console dhe sa kohë duhet.
- Çfarë duhet të ketë një faqe interneti biznesiLista e plotë, nga ajo që duhet patjetër te ajo që e bën faqen më të mirë.
- Si të zgjidhni një agjenci web për faqen tuajTetë pyetje për pronësinë, çmimin, afatin dhe mirëmbajtjen, para se të paguani.