Kaloni te përmbajtja

Si punojmë

Si ndërtohet një faqe interneti, hap pas hapi. I njëjti rend për çdo projekt, nga faqja më e vogël te dyqani online. Ndryshon vetëm koha.

Si punojmë: çmim fiks dhe afat me shkrim

  1. Bisedojmë

    Rreth gjysmë ore, falas dhe pa detyrim. Na tregoni çfarë bën biznesi, kush janë klientët dhe çfarë ju duhet.

  2. Ofertë me çmim fiks

    Shkruajmë saktësisht çfarë përfshihet: faqet, funksionet dhe çfarë na duhet nga ju. Pastaj vjen oferta, me çmim fiks dhe afat.

  3. Dizajn dhe ndërtim

    Dizajnin e miratoni ju para se të fillojë ndërtimi. Pastaj e ndiqni faqen çdo javë në një link privat.

  4. Publikim dhe dorëzim

    Lidhim domain-in, kontrollojmë çdo faqe në telefon dhe në kompjuter dhe e hedhim online. Llogaritë dhe kodi janë në emrin tuaj.

Çfarë na duhet nga ju

  • Logoja, nëse e keni.
  • Fotot që doni të përdorni. Nëse nuk mjaftojnë, gjejmë zgjidhje bashkë.
  • Lista e shërbimeve ose e produkteve, me çmime.
  • Kontaktet: email, telefon, adresë dhe rrjetet sociale.
  • Një person nga ana juaj që merr vendimet. Kjo e shpejton punën më shumë se çdo gjë tjetër.

Po pas publikimit?

Zgjidhni ju. Ose kujdesemi ne për përditësimet, kopjet rezervë dhe ndryshimet e vogla me një marrëveshje mujore, ose jua dorëzojmë gjithçka me dokumentim. Mirëmbajtja nuk është kusht për të marrë faqen.

Kërkoni ofertë

Pyetje të shpeshta për faqet e internetit

Sa kushton një faqe interneti?

Varet nga numri i faqeve, nga tekstet dhe nga funksionet që ju duhen. Nuk kemi listë çmimesh: pas bisedës së parë merrni ofertë me shkrim, me çmim fiks, para se të vendosni. Në formular mund të shënoni edhe buxhetin e përafërt.

Sa kohë duhet për ndërtimin e një website?

Një faqe prezantuese zakonisht zgjat disa javë, një dyqan online pak më shumë. Afati i saktë shkruhet në ofertë. Vonesat vijnë më shpesh nga tekstet dhe fotot, ndaj i mbledhim që në fillim.

A mund ta ndryshoj vetë website-in?

Po, nëse doni. Ju japim një panel të thjeshtë për çmimet, orarin, produktet dhe njoftimet, pa rrezik ta prishni dizajnin. Nëse nuk doni të merreni me të, ndryshimet i bëjmë ne.

Kush e zotëron domain-in, hostingun dhe kodin?

Ju. Domain-i dhe hostingu regjistrohen në emrin tuaj dhe kodin e merrni të plotë, me dokumentim. Nëse një ditë doni të punoni me dikë tjetër, i merrni të gjitha me vete.

A më garantoni vendin e parë në Google?

Jo, dhe askush nuk mund ta garantojë. Ne bëjmë punën që ka rëndësi: strukturën, titujt, shpejtësinë dhe lidhjen me Search Console. Renditja pastaj varet nga konkurrenca, nga përmbajtja dhe nga koha.

A punoni me WordPress?

Jo. Nuk përdorim WordPress, ndërtues faqesh ose tema të blera. Çdo faqe e ndërtojmë me kod, ndaj hapet shpejt dhe nuk ka shtojca që duhen përditësuar çdo javë.

Punoni edhe jashtë Tiranës?

Po. Punojmë me biznese në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Takimet i bëjmë online, ose në Tiranë kur ka kuptim.

Çfarë ndodh pas publikimit?

Zgjidhni ju: ose kujdesemi ne për website-in me një marrëveshje mujore, ose jua dorëzojmë të plotë. Mirëmbajtja nuk është kusht.

Keni nevojë për një website?

Na shkruani në WhatsApp ose plotësoni formularin. Përgjigjemi brenda një dite pune.