Krijim faqe interneti
Krijim faqe interneti për biznese në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Dizajnin dhe kodin i bëjmë nga e para, që website-i juaj të duket si biznesi juaj dhe jo si qindra të tjerë.
Klientët ju kërkojnë në Google përpara se t'ju telefonojnë. Nëse faqja hapet ngadalë ose nuk thotë qartë çfarë bëni, ata kalojnë te tjetri.
Çfarë përfshin ndërtimi i faqes
Struktura dhe tekstet
Vendosim bashkë cilat faqe ju duhen dhe çfarë thotë secila. Tekstet i shkruajmë ose i rregullojmë me ju.
Dizajn vetëm për ju
Ngjyrat, shkronjat dhe fotot ndërtohen rreth markës suaj, jo mbi një temë të gatshme.
I shpejtë në çdo telefon
Faqja hapet menjëherë dhe lexohet mirë në ekranin e vogël, nga ku vijnë shumica e vizitorëve.
Gati për Google
Çdo faqe ka titullin dhe përshkrimin e vet, dhe website-i lidhet me Google Search Console që ditën e parë.
Tekstet dhe çmimet i ndryshoni vetë
Nëse doni, ju japim një panel të thjeshtë për çmimet, orarin dhe njoftimet, pa rrezik ta prishni dizajnin.
Për kë është
- Biznese që nuk kanë ende website
- Biznese që sot shfaqen vetëm në Instagram ose Facebook
- Profesionistë dhe studio që duan një faqe serioze
- Kompani që hapin një degë ose shërbim të ri
Pyetje për krijimin e faqes
Sa faqe duhet të ketë website-i im?
Për shumicën e bizneseve mjaftojnë katër deri në gjashtë: kryefaqja, shërbimet, disa foto pune, rreth nesh dhe kontakti. Numrin e saktë e vendosim bashkë në bisedën e parë.
A i shkruani ju tekstet?
Po, nëse doni. Ju na tregoni për biznesin, ne i shkruajmë tekstet në shqip dhe ju i miratoni. Nëse i keni gati, i rregullojmë që të lexohen mirë dhe të gjenden më lehtë në Google.
Si punojmë: çmim fiks dhe afat me shkrim
Bisedojmë
Rreth gjysmë ore, falas dhe pa detyrim. Na tregoni çfarë bën biznesi, kush janë klientët dhe çfarë ju duhet.
Ofertë me çmim fiks
Shkruajmë saktësisht çfarë përfshihet: faqet, funksionet dhe çfarë na duhet nga ju. Pastaj vjen oferta, me çmim fiks dhe afat.
Dizajn dhe ndërtim
Dizajnin e miratoni ju para se të fillojë ndërtimi. Pastaj e ndiqni faqen çdo javë në një link privat.
Publikim dhe dorëzim
Lidhim domain-in, kontrollojmë çdo faqe në telefon dhe në kompjuter dhe e hedhim online. Llogaritë dhe kodi janë në emrin tuaj.


