Shërbimet
Krijim faqe interneti, dyqan online, ridizajnim, SEO dhe mirëmbajtje. Zgjidhni atë që ju duhet, ose na pyesni.
Shërbime web design për biznese
Krijim faqe interneti
Krijim websiteWebsite i ri, i projektuar dhe i ndërtuar nga e para për biznesin tuaj, jo një shabllon i blerë.
- Struktura dhe tekstet
- Dizajn vetëm për ju
- I shpejtë në çdo telefon
- Gati për Google
Dyqan online
Produktet tuaja online, me porosi në WhatsApp ose me shportë dhe pagesë në faqe.
Krijim dyqani onlineRidizajnim website
Për website-in që ekziston, por është i ngadaltë, i vjetruar ose nuk sjell klientë.
Ridizajnim faqe internetiOptimizim SEO
Website-i juaj i lexueshëm për Google dhe i shpejtë për njerëzit. Pa premtime për vendin e parë.
SEO për bizneseMirëmbajtje website
Përditësime, kopje rezervë dhe dikush që përgjigjet kur diçka nuk shkon.
Mirëmbajtje faqe internetiSi punojmë: çmim fiks dhe afat me shkrim
Si punojmë, hap pas hapiBisedojmë
Rreth gjysmë ore, falas dhe pa detyrim. Na tregoni çfarë bën biznesi, kush janë klientët dhe çfarë ju duhet.
Ofertë me çmim fiks
Shkruajmë saktësisht çfarë përfshihet: faqet, funksionet dhe çfarë na duhet nga ju. Pastaj vjen oferta, me çmim fiks dhe afat.
Dizajn dhe ndërtim
Dizajnin e miratoni ju para se të fillojë ndërtimi. Pastaj e ndiqni faqen çdo javë në një link privat.
Publikim dhe dorëzim
Lidhim domain-in, kontrollojmë çdo faqe në telefon dhe në kompjuter dhe e hedhim online. Llogaritë dhe kodi janë në emrin tuaj.
Pyetje të shpeshta për faqet e internetit
Sa kushton një faqe interneti?
Varet nga numri i faqeve, nga tekstet dhe nga funksionet që ju duhen. Nuk kemi listë çmimesh: pas bisedës së parë merrni ofertë me shkrim, me çmim fiks, para se të vendosni. Në formular mund të shënoni edhe buxhetin e përafërt.
Sa kohë duhet për ndërtimin e një website?
Një faqe prezantuese zakonisht zgjat disa javë, një dyqan online pak më shumë. Afati i saktë shkruhet në ofertë. Vonesat vijnë më shpesh nga tekstet dhe fotot, ndaj i mbledhim që në fillim.
A mund ta ndryshoj vetë website-in?
Po, nëse doni. Ju japim një panel të thjeshtë për çmimet, orarin, produktet dhe njoftimet, pa rrezik ta prishni dizajnin. Nëse nuk doni të merreni me të, ndryshimet i bëjmë ne.
Kush e zotëron domain-in, hostingun dhe kodin?
Ju. Domain-i dhe hostingu regjistrohen në emrin tuaj dhe kodin e merrni të plotë, me dokumentim. Nëse një ditë doni të punoni me dikë tjetër, i merrni të gjitha me vete.
A më garantoni vendin e parë në Google?
Jo, dhe askush nuk mund ta garantojë. Ne bëjmë punën që ka rëndësi: strukturën, titujt, shpejtësinë dhe lidhjen me Search Console. Renditja pastaj varet nga konkurrenca, nga përmbajtja dhe nga koha.
A punoni me WordPress?
Jo. Nuk përdorim WordPress, ndërtues faqesh ose tema të blera. Çdo faqe e ndërtojmë me kod, ndaj hapet shpejt dhe nuk ka shtojca që duhen përditësuar çdo javë.
Punoni edhe jashtë Tiranës?
Po. Punojmë me biznese në gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë. Takimet i bëjmë online, ose në Tiranë kur ka kuptim.
Çfarë ndodh pas publikimit?
Zgjidhni ju: ose kujdesemi ne për website-in me një marrëveshje mujore, ose jua dorëzojmë të plotë. Mirëmbajtja nuk është kusht.