Kaloni te përmbajtja

Ridizajnim website

Ridizajnim website për biznese që kanë një faqe, por nuk janë më të kënaqur me të. Shpesh tekstet dhe pozicionet në Google janë të mira, dhe problemi është dizajni ose shpejtësia.

Një ridizajnim i bërë keq ju humbet vizitorët që kishit: kur adresat e faqeve ndryshojnë pa ridrejtim, Google i harron. Prandaj nisim nga ajo që keni, jo nga një faqe bosh.

Çfarë përfshin ridizajnimi

Kontroll i faqes aktuale

Shohim cilat faqe sjellin vizitorë, çfarë del në Google dhe çfarë duhet ruajtur patjetër.

Dizajn i ri

Pamje e re rreth teksteve dhe fotove që funksionojnë, të rregulluara ku duhet.

Adresat e vjetra ruhen

Çdo adresë e vjetër ose mbetet e njëjtë, ose të çon te faqja e re përkatëse. Asnjë link nuk prishet.

Faqe më e shpejtë

Fotot optimizohen dhe kodi i panevojshëm hiqet, që faqja të hapet shpejt edhe me internetin e telefonit.

Para dhe pas, e matur

Shpejtësinë e masim para dhe pas punës, që ndryshimin ta shihni me numra.

Për kë është

  • Website të bërë vite më parë që nuk lexohen mirë në telefon
  • Faqe të ngadalta ose të rënduara me shtojca
  • Biznese që kanë ndryshuar markën ose shërbimet
  • Faqe që kanë vizitorë, por nuk marrin telefonata

Pyetje për ridizajnimin

A do t'i humbas pozicionet në Google?

Jo, nëse ridizajnimi bëhet me kujdes. Ruajmë adresat dhe tekstet që funksionojnë dhe ridrejtojmë çdo adresë që ndryshon. Për disa javë pozicionet mund të lëvizin pak, gjë që ndodh pas çdo ndryshimi.

A mund ta mbaj domain-in dhe email-in?

Po. Domain-i mbetet i njëjti dhe email-i nuk preket. Ndryshon vetëm website-i.

Si punojmë: çmim fiks dhe afat me shkrim

  1. Bisedojmë

    Rreth gjysmë ore, falas dhe pa detyrim. Na tregoni çfarë bën biznesi, kush janë klientët dhe çfarë ju duhet.

  2. Ofertë me çmim fiks

    Shkruajmë saktësisht çfarë përfshihet: faqet, funksionet dhe çfarë na duhet nga ju. Pastaj vjen oferta, me çmim fiks dhe afat.

  3. Dizajn dhe ndërtim

    Dizajnin e miratoni ju para se të fillojë ndërtimi. Pastaj e ndiqni faqen çdo javë në një link privat.

  4. Publikim dhe dorëzim

    Lidhim domain-in, kontrollojmë çdo faqe në telefon dhe në kompjuter dhe e hedhim online. Llogaritë dhe kodi janë në emrin tuaj.

Keni nevojë për një website?

Na shkruani në WhatsApp ose plotësoni formularin. Përgjigjemi brenda një dite pune.