Kaloni te përmbajtja

Mirëmbajtje website

Mirëmbajtje website për biznese pa staf teknik. Kujdesemi që faqja të jetë online, e sigurt dhe e përditësuar. Nëse preferoni ta mbani vetë, jua dorëzojmë të plotë.

Faqet rrallë prishen ditën e parë. Prishen pas një viti, kur skadon certifikata SSL ose harrohet rinovimi i domain-it.

Çfarë përfshin mirëmbajtja

Përditësime dhe siguri

Certifikata SSL, domain-i dhe konfigurimi i sigurisë kontrollohen rregullisht.

Kopje rezervë

Çdo version i faqes ruhet. Nëse diçka shkon keq, kthehemi te versioni i mëparshëm brenda minutash.

Monitorim

Nëse faqja bie, e marrim vesh ne të parët, jo klientët tuaj.

Ndryshime të vogla

Çmime, orar, foto ose tekste, brenda marrëveshjes mujore.

Raport i shkurtër

Çfarë u bë dhe si po shkon faqja, në disa rreshta.

Për kë është

  • Biznese pa staf teknik
  • Faqe me çmime ose oferta që ndryshojnë shpesh
  • Biznese që duan një kontakt të vetëm për website-in
  • Faqe të ndërtuara nga dikush tjetër që kanë mbetur pa mbështetje

Pyetje për mirëmbajtjen

A jam i detyruar të marr mirëmbajtje?

Jo. Website-i është i juaji edhe pa marrëveshje mirëmbajtjeje. Mund ta mbani vetë, ose ta jepni te kushdo tjetër, me gjithë dokumentimin.

A mirëmbani edhe një faqe që nuk e keni ndërtuar ju?

Po, pasi ta shohim. Në fillim kontrollojmë si është ndërtuar dhe ju themi çfarë mund të marrim përsipër.

Si punojmë: çmim fiks dhe afat me shkrim

  1. Bisedojmë

    Rreth gjysmë ore, falas dhe pa detyrim. Na tregoni çfarë bën biznesi, kush janë klientët dhe çfarë ju duhet.

  2. Ofertë me çmim fiks

    Shkruajmë saktësisht çfarë përfshihet: faqet, funksionet dhe çfarë na duhet nga ju. Pastaj vjen oferta, me çmim fiks dhe afat.

  3. Dizajn dhe ndërtim

    Dizajnin e miratoni ju para se të fillojë ndërtimi. Pastaj e ndiqni faqen çdo javë në një link privat.

  4. Publikim dhe dorëzim

    Lidhim domain-in, kontrollojmë çdo faqe në telefon dhe në kompjuter dhe e hedhim online. Llogaritë dhe kodi janë në emrin tuaj.

Keni nevojë për një website?

Na shkruani në WhatsApp ose plotësoni formularin. Përgjigjemi brenda një dite pune.