Kaloni te përmbajtja

Dyqan online

Dyqan online për biznese në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nga një katalog me porosi në WhatsApp deri te një dyqan me shportë dhe pagesë, e ndërtojmë sipas mënyrës si shisni sot.

Në Instagram produktet humbasin mes postimeve dhe çdo pyetje për çmimin kërkon një mesazh. Një dyqan online i mban të gjitha në një vend, me foto dhe çmim.

Çfarë përfshin dyqani online

Katalog produktesh

Foto, çmim dhe përshkrim për çdo produkt, të ndara në kategori që gjenden lehtë.

Porosi në WhatsApp ose me shportë

Klienti ose ju shkruan me produktin e zgjedhur, ose porosit vetë në faqe. Zgjidhni atë që ju përshtatet.

Pagesa online ose në dorëzim

Pagesë me kartë, pagesë në dorëzim, ose të dyja, sipas biznesit tuaj.

Porositë në email-in tuaj

Çdo porosi ju vjen menjëherë me të gjitha detajet, dhe klienti merr konfirmim.

Produktet i shtoni vetë

Produktet, fotot dhe çmimet i ndryshoni vetë nga një panel i thjeshtë.

Për kë është

  • Biznese që sot shesin vetëm në Instagram ose Facebook
  • Dyqane fizike që duan të shesin edhe online
  • Produkte me porosi ose të personalizuara
  • Prodhues të vegjël që shesin në gjithë Shqipërinë

Pyetje për dyqanin online

Sa kushton një dyqan online?

Varet nga numri i produkteve dhe nga mënyra e porosisë. Një katalog me porosi në WhatsApp kushton më pak se një dyqan me shportë dhe pagesë online. Pas bisedës merrni ofertë me çmim fiks.

A mund të pranoj pagesa në dorëzim?

Po. Pagesën në dorëzim mund ta keni vetëm, ose bashkë me pagesën me kartë. Klienti zgjedh kur porosit.

Si punojmë: çmim fiks dhe afat me shkrim

  1. Bisedojmë

    Rreth gjysmë ore, falas dhe pa detyrim. Na tregoni çfarë bën biznesi, kush janë klientët dhe çfarë ju duhet.

  2. Ofertë me çmim fiks

    Shkruajmë saktësisht çfarë përfshihet: faqet, funksionet dhe çfarë na duhet nga ju. Pastaj vjen oferta, me çmim fiks dhe afat.

  3. Dizajn dhe ndërtim

    Dizajnin e miratoni ju para se të fillojë ndërtimi. Pastaj e ndiqni faqen çdo javë në një link privat.

  4. Publikim dhe dorëzim

    Lidhim domain-in, kontrollojmë çdo faqe në telefon dhe në kompjuter dhe e hedhim online. Llogaritë dhe kodi janë në emrin tuaj.

Keni nevojë për një website?

Na shkruani në WhatsApp ose plotësoni formularin. Përgjigjemi brenda një dite pune.