Optimizim SEO
Optimizim SEO për biznese në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. E bëjmë website-in tuaj të lexueshëm për Google dhe të shpejtë për njerëzit. Vendin e parë nuk mund ta garantojë askush, as ne.
Shumë faqe humbasin vizitorë për arsye teknike: hapen ngadalë në telefon, kanë të njëjtin titull në çdo faqe, ose Google nuk kupton çfarë ofroni dhe ku punoni.
Çfarë përfshin optimizimi SEO
Tituj dhe përshkrime
Çdo faqe merr titullin dhe përshkrimin e vet, me fjalët që kërkojnë klientët tuaj.
SEO lokale
Qyteti dhe zona ku punoni shfaqen qartë në faqe, që të dilni kur kërkojnë në Tiranë ose në qytetin tuaj.
Shpejtësi
Foto më të lehta, kod më i pastër dhe faqe që hapet shpejt edhe me internetin e telefonit.
Adresa të pastra
Adresa të lexueshme për çdo faqe dhe ridrejtime për çdo adresë të vjetër.
Google Search Console
E lidhim faqen me Search Console, ju japim akses dhe ju tregojmë çfarë kërkojnë njerëzit para se t'ju gjejnë.
Për kë është
- Biznese që nuk dalin në Google as me emrin e tyre
- Faqe që hapen ngadalë në telefon
- Biznese që duan të dinë nga vijnë klientët
- Faqe në shqip dhe anglisht që Google nuk i lexon mirë
Pyetje për SEO
Sa kohë duhet që të shoh rezultate?
Ndryshimet teknike duken brenda disa javësh në Search Console. Renditja rritet më ngadalë, zakonisht brenda disa muajsh, dhe varet nga konkurrenca dhe nga përmbajtja.
A duhet të paguaj çdo muaj për SEO?
Jo detyrimisht. Pjesa më e madhe e punës teknike bëhet një herë. Nëse doni kontroll të rregullt, e përfshijmë në mirëmbajtjen mujore.
Si punojmë: çmim fiks dhe afat me shkrim
Bisedojmë
Rreth gjysmë ore, falas dhe pa detyrim. Na tregoni çfarë bën biznesi, kush janë klientët dhe çfarë ju duhet.
Ofertë me çmim fiks
Shkruajmë saktësisht çfarë përfshihet: faqet, funksionet dhe çfarë na duhet nga ju. Pastaj vjen oferta, me çmim fiks dhe afat.
Dizajn dhe ndërtim
Dizajnin e miratoni ju para se të fillojë ndërtimi. Pastaj e ndiqni faqen çdo javë në një link privat.
Publikim dhe dorëzim
Lidhim domain-in, kontrollojmë çdo faqe në telefon dhe në kompjuter dhe e hedhim online. Llogaritë dhe kodi janë në emrin tuaj.

