Çfarë duhet të ketë një faqe interneti biznesi
Një faqe interneti biznesi nuk ka nevojë për shumë faqe. Ka nevojë për disa gjëra të qarta, në vendin e duhur. Më poshtë shpjegojmë çfarë duhet të ketë një faqe interneti, nga ajo që duhet patjetër te ajo që e bën më të mirë.
Publikuar më
Çfarë bëni dhe ku, në fjalinë e parë
Kush hap faqen duhet ta kuptojë brenda pak sekondash çfarë bëni dhe ku. "Sallon për meshkuj në Myslym Shyri" thotë më shumë se "Mirë se vini në faqen tonë".
Telefon, WhatsApp dhe email, me një prekje
Shumica e vizitorëve në Shqipëri vijnë nga telefoni. Kontakti duhet të jetë gjithmonë afër, jo i fshehur në fund të faqes.
- Numri i telefonit si link, që hap direkt thirrjen.
- Butoni i WhatsApp-it, nëse klientët ju shkruajnë aty.
- Një formular i shkurtër, për ata që shkruajnë jashtë orarit.
- Email-i, për kompanitë dhe për klientët nga jashtë.
Adresa, harta dhe orari
Nëse klientët vijnë te ju, adresa, harta dhe orari duhen në çdo faqe, ose të paktën te kontakti. Nëse punoni në gjithë Shqipërinë, shkruani qartë në cilat qytete.
Çmimet, ose si formohen
Pyetja e parë e shumicës së klientëve është çmimi. Nëse keni çmime fikse, si një sallon ose një restorant, vendosini në faqe. Nëse çdo punë ka çmimin e vet, shpjegoni nga çfarë varet dhe si merret oferta.
Një faqe për çdo shërbim
Nëse ofroni disa shërbime, secili duhet të ketë faqen e vet, me titull, tekst dhe foto. Kështu Google mund të tregojë faqen e duhur për kërkimin e duhur, dhe klienti gjen menjëherë atë që i duhet.
Foto të vërteta të punës
Fotot e blera duken njësoj në qindra faqe. Foto të vërteta të vendit, të ekipit dhe të punës tregojnë që biznesi ekziston. Nuk duhet të jenë profesionale, por duhet të jenë të qarta dhe me dritë të mirë.
Faqe që hapet shpejt në telefon
Një faqe që hapet ngadalë me internetin e telefonit humbet vizitorë para se ta shohin. Fotot duhen optimizuar, dhe faqja nuk duhet ngarkuar me shtojca të panevojshme.
Kush jeni: faqja rreth nesh
Tregoni kush e bën punën dhe me kë do të flasë klienti. Një emër dhe një foto e vërtetë ndërtojnë më shumë besim se çdo slogan.
Faqja e privatësisë
Nëse faqja ka formular kontakti ose numëron vizitat, shpjegoni në një faqe më vete çfarë të dhënash mblidhni dhe pse. Ligjet për mbrojtjen e të dhënave, në Shqipëri dhe në BE, kërkojnë që njerëzit ta dinë çfarë ndodh me të dhënat e tyre.
Domain-i dhe faqja në emrin tuaj
Domain-i, hostingu dhe llogaritë duhet të jenë në emrin e biznesit tuaj, jo të atij që e ndërtoi faqen. Nëse një ditë ndërroni bashkëpunëtor, faqja vjen me ju.
Para se të zgjidhni kush ta ndërtojë, lexoni pyetjet për agjencinë.
Lista e shkurtër për faqen e biznesit
- Çfarë bëni dhe ku, në fjalinë e parë
- Telefon, WhatsApp dhe email, me një prekje
- Adresa, harta dhe orari
- Çmimet, ose si merret oferta
- Një faqe për çdo shërbim
- Foto të vërteta
- Hapet shpejt në telefon
- Kush jeni
- Faqja e privatësisë
- Domain-i në emrin tuaj
Nëse faqes suaj i mungojnë disa nga këto, shpesh mjafton një ridizajnim. Nëse nuk keni ende faqe, shihni krijimin e faqes.
Udhëzues të tjerë
- Faqe interneti apo vetëm Instagram dhe Facebook?Kur mjaftojnë rrjetet sociale, kur ju humbasin klientë, dhe si punojnë bashkë me një website.
- Si të dalë biznesi juaj në GoogleProfili i biznesit, një faqe që Google e kupton, Search Console dhe sa kohë duhet.
- Si të zgjidhni një agjenci web për faqen tuajTetë pyetje për pronësinë, çmimin, afatin dhe mirëmbajtjen, para se të paguani.